Nëse politika shqiptare ka ndonjëherë momente që dalin nga kontrolli, ky është padyshim një prej tyre. Teksa analisti Fahri Balliu po fliste me pasion për kandidatin e pavarur, ndodhi një “incident zanor” që rrjeti duket se nuk e ka falur dot.
Në pak minuta, memet shpërthyen – nga versionet me “soundtrack” politik e deri tek ato që e kthejnë skenën në simbol të vetë fjalës “debat publik”.
Në një vend ku gjithçka është bërë spektakël, edhe një p.rdhë mund të kthehet në metaforë të diskursit politik: shumë zhurmë, pak substancë.