Partia Demokratike ka bërë me dije se nuk do dërgojë përfaqësues të saj në protestën 17 tetorit që do të zhvillohet në Tiranë, në mbështetje të krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.
PD thotë se arsyeja pse nuk do të marrë pjesë është prania e kryeministrit Edi Rama.
“Ne e konsiderojmë Luftën e UÇK një luftë çlirimtare të një populli të pushtuar. I konsiderojmë të pafajshëm krerët e UÇK dhe shpresojmë e lutemi për pafajësinë e tyre.
Por ne nuk mund të jemi bashkë me kreun e Narkos që i ka futur thika pas shpine Kosovës sa herë që i është dhënë mundësia, me atë që Kosovës i vendosi sanksione kur asnjë vend tjetër s’e sanksiononte.
Ne nuk mund të jemi bashke me atë që Veriun e Kosovës e quajti “Tokë e Askujt”. Ne nuk mund të jemi bashkë me vëllain e Vuçiçit që për makiazh të imazhit të tij antishqiptar tenton të përdorë Luftën e UÇK e krerët e saj”,- thuhet në reagimin e PD-së.