Ish- Kryeministri Sali Berisha në një video të publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale thotë se plehrat ishin filmuar në Durrës, por njëri nga komentuesit e ka nxjerrë blof Doktorin.
Ai i ka shkruar Berishës se plehrat nuk janë filmuar në Durrës, por në Republikën Domenikane.
“Është ne Republiken Domenikane o doktor! Para se të nxjerrësh materiale në faqen tënde informohu mor burrë, mos i merr shabllon siç t’i dërgojnë këta të përsosurit”, i shkruan komentuesi Berishës, ndërsa një tjetër publikon dhe një artikull të publikuar nga mediat e huaja, bashkë me videon, ku flitet për ndotjen në një plazh në Republikën Domenikane.