Kanë muaj që Berisha, Basha dhe të tjerë plot mbas tyre, por dhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi, kanë problem me fillimin e punës me prokurorin Llalla! Kanë problem se ka zullume të mëdha që me Llallën dërmohen dhe ju fillon, fillimi i fundit! Por kanë dhe një problem të madh tjetër!
Besi Bekteshi
Një lajm i rëndësishëm, por shumë i vonuar është vendosja nën sekuestro të pasurive të një prej shembujve më të qartë, ekzemplarë, më të turpshëm, të një vendi që e quan veten në demokraci! Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka rregjistruar procedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Më në fund, një organ akuze bën një veprim të madh, të lavdërueshëm dhe fantastik, për të treguar se dhe në Shqipëri vjen koha e ligjit! Inkriminimi i drejtësisë, por sidomos qelbja deri në rrënjë i organit të akuzës me njerëz të kallëpit akoma më keq se sa atij mësuesit nga Gramshi me policët e rrugores, është një nga marrëzitë e prodhimit Viçidolian! Po po, Adriatik Llalla është shteti i Sali Berishës në drejtësi dhe akuzën e shtetit shqiptar deri tani! Është njeriu i dalë nga lumpen morali dhe pasuria për të drejtuar me dëshirën dhe urdhërin firmë e vulë të SB-së si ILKDP pra kontrollin e pasurive dhe Prokurorinë e Përgjithshme!
Nga një person pa asnjë rekord, mediokër dhe pa asnjë të dhënë në raport padyshim të njerëzve të ndryshëm në PD-në e asaj kohe, ky individ me anën e këtyre dy institucioneve të rëndësisë së lart i ka shërbyer posaçërisht dhe në mënyrë perverse Sali Berishës politikisht si nuk ka ndodhur asnjëherë!
Po po as në kohë të Enverit dhe as të Zogut një makabritet i tillë ligjor dhe me pasoja të mëdha në prona, krim, krim politik, afera politike, afera mafioze, vdekje dhe vrasje të shumta, pasurim kriminelësh dhe pasunarësh në krim, politikanësh të stër zhytur në krim dhe imoralitet politik, familjar dhe institucional! Një person i tillë, hapte dosje dhe fatin e tyre (dosjeve) e përcaktonte zyra e kryetarit të PD-së dhe ish kryeministrit Berisha!
Ato dosje mbanin peng politikanë dhe deputetë, ministra dhe kryetarë bashkie, por dhe biznesmenë e shumë e shumë persona me influencë kudo në Shqipëri! Tashmë me pasurinë e tij dhe veprimet e tij arrogante në pasurim dhe krejtësisht budallaqe në mos kopsitje letrash (ka kujtuar se nuk do të largohet asnjëherë nga pushteti) do të paloset përpara drejtësisë dhe jo kaq shumë tonëve se sa ndërkombëtarëve!
Kanë muaj që Berisha, Basha dhe të tjerë plot mbas tyre, por dhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi, kanë problem me fillimin e punës me prokurorin Llalla! Kanë problem se ka zullume të mëdha që me Llallën dërmohen dhe ju fillon, fillimi i fundit! Por kanë dhe një problem të madh tjetër!
Duke ditur se me Prokurorinë dhe Gjykatat në përgjithësi si PD dhe SB-ja janë sjellë si xhahilë dhe kontrollues të gjithçkaje, duke qenë se nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër drejtësisë dhe “maskara të drejtësisë pa emëruar në drejtësi lart”, ju shkon mëndje (nuk kanë faj kaq shumë) se dhe PS-ja dhe Rama, do të bëjnë të njëjtën gjë! Pra do të kapin sistemin sikundër e kishin të kapur me Llallën dhe absolutisht të gjitha institucionet e larta të drejtësisë me njerëzit e emëruar dhe tashmë larguar nga institucionet e ngritura nga ndërkombëtarët!
Kanë frikë se Rama do të përdorë si prokurorinë dhe gjykatat si i kanë përdorur SB-ja dhe miq e kolegë sipas aleancave të tij ndër vite! Kanë tmerr tashmë?! Llalla në fakt është i pari i rëndësishëm që po rrëzohet plotësisht nga ndërkombëtarët! Sigurisht që prokuroria jonë dhe gjykatat po tonat, po e bëjnë, por ato këtu kanë qenë dhe asgjë nuk kanë bërë! Sot ata bëjnë se janë nën kontrollin, fokusin dhe pse mos ta them haptas, nën trysninë e drejtë dhe pro shoqërisë shqiptare të ndërkombëtarëve! Kujt? Po ja Amerikanëve dhe Gjermanëve në veçanti.
Mos të jenë ato dhe mos të komandojnë ato si ONM dhe të tjera e të tjera në vijim asgjë nuk do të kishte bërë ky vend, në traumën politike dhe njerëzit e inkriminuar të shumtë në politikë! Opozita shqiptare tashmë është një pengesë e madhe realizuese në reformë dhe në vijimin e saj në punë! Ajo është një opozitë e drejtuar nga njerëz që reforma në drejtësi do ti ketë në kohë të ardhshme jo kaq larg, subjekt të hetimit dhe dënimit!
Por jo vetëm ato! Sigurisht edhe shumë e shumë, nga mazhoranca e sotme! Trajtimi i oficerëve, krijimi më vonë i SPAK dhe byrosë së Hetimit, tronditja e themeleve të monopoleve politiko financiare të turpshme të formuara në pothuaj çdo qelizë të kalbur të shoqërisë dhe shtetit është një emergjencë e madhe që vetëm ndërkombëtarët mund ta rregullojnë!
Opozita dhe Basha as që bëhet fjalë se kanë lidhje me reformën në drejtësi! Ata do të përpiqen si gjithmonë të sabotojnë dhe hedhin gjithçka në erë. Do kërkojnë qiqra në hell si gjithmonë bëjnë për të bojkotuar dhe pastaj për të kërkuar bashkëqeverisje! Po pra, kështu si gjithmonë, por duke vijuar sabotimin e krijimit të shtetit ligjor! Shtatë dhe shtatëmbëdhjetë pika do të formojnë deri sa të rrëzojnë gjithçka në shtet dhe duke krijuar situata nga më absurdet në tentativë për të qelbur gjithçka në Shqipëri!
Nga ana tjetër, pushtetet e mazhorancës janë bërë pjesë e një teatri të madh absurd dhe arrogant! Sikundër krijoi Sali Berisha me marrëzinë e tij politike dhe padrejtësinë në palcë të politikëbërjes sa idiote dhe folklorike idenë në popull se “Enveri nuk paska pasur kaq shumë faj” dhe Rama po krijon idenë se “jo vetëm Enveri nuk paska kaq shumë faj, por nuk paska qenë aspak më i keq se të gjithë këta pasuesit e tij” në këtë farë demokracie anti shoqëri të lirë dhe europiane të zbatuar kaq me tragjizëm në Shqipëri! Pra po arrijnë të nxjerrin diktatorin një “burrë të mirë” në përballje me arrogancën, idiotllëkun dhe përdhunimin që po i bëhet lirisë, demokracisë, pronës dhe kombit në Shqipëri!
Sot po del në sy të drejtësisë, një person që nga një varfanjak i rrënuar i diktaturës në saj të abuzimit me ligjin, lirinë dhe demokracinë të ketë: Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë; një vlerë 98.772.000 lekë.
Të gjitha këto dhe të tjera akoma abuzime dolën sot! Jo kur deshi drejtësia shqiptare, por kur ndërkombëtarët po vendosin të shërojnë sistemin dhe ndërtojnë një tjetër që sido që të jetë padyshim do të formohet dhjetra herë më nën kontroll dhe më i ndershëm, se sa ky i sotmi me njerëz të hurit dhe litarit, të cilët kanë bërë krime mbi kurrizin e shoqërisë shqiptare.