Tirana u kthye në kryeqendrën e sportit këtë të diel me zhvillimin e edicionit të nëntë të Maratonës së Tiranës. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi pesë mijë garues në disiplina të ndryshme, duke përfshirë profesionistë dhe amatorë.
Ngjarja bëri bashkë figura të njohura të sportit, artit dhe politikës, të cilët vrapuan për kauza të ndryshme sociale. Maratona tërhoqi gjithashtu shumë pjesëmarrës të huaj, që shfrytëzuan mundësinë për të vizituar kryeqytetin.
Në garën e 42 kilometrave për meshkuj, fitues u shpall keniani Benard Kiprotich me kohën 2:21:35. Tek femrat, vendin e parë e mori Chelangat Sang me rezultatin 2:39:21. Ashtu si në edicionet e mëparshme, sportistët kenianë dominuan podiumin.
Fituesit:
10km-FEMRA- NDERKOMBËTAR
Vendi 1- Redia Dauti
Vendi 2- Sebahat Demir
Vendi 3- Natalie Wangler
10km-MESHKUJ- NDERKOMBËTAR
Vendi 1- Adam Lomb
Vendi 2- Albion Ymeri
Vendi 3- Krsysztof Szanowski
21km-FEMRA-NDERKOMBËTAR
Vendi 1- Valentine Jebet
Vendi 2- Jacinta Kavindu
Vendi 3- Kristina Pura
21km-MESHKUJ- NDERKOMBËTAR
Vendi 1-Hillary Kimaiyo
Vendi 2- Raphael Gacheru Karita
Vendi 3- Kennedy Kipkemoi Rono
42km-FEMRA- NDERKOMBËTAR
Vendi 1- Chelangat Sang
Vendi 2- Rose Jepchumba
Vendi 3- Lina Jepkemoi Kaino
42km-MESHKUJ- NDERKOMBËTAR
Vendi 1- Benard Kiprotich Too
Vendi 2- Derrick Chege Njoroge
Vendi 3- Shedeack Kiptoo Kimoiyo
10km-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Elisabeta Marku
10km-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Thomas Greco
21km-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Julinda Peshku
21km-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Gent Muca
42km-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Blerina Bregu
42mk-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Ilir Kellezi
Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Shqipëri, Tirana Marathon mblodhi këtë të dielë mijëra vrapues nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit, për një ditë energjie, pasioni dhe fryme bashkëpunimi. Në garë morën pjesë mbi 5000 garues nga 56 shtete të ndryshme të botës.
Ky edicion i nëntë i saj shënon gjithashtu vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Nënkryetarja Anuela Ristani theksoi se Maratona e Tiranës është një nga ato gjërat që e bën qytetin e Tiranës qytet evropian dhe ishte pikërisht një ndër përpjekjet më të mëdha për të bërë një ndryshim që nuk çbëhej dot.
“Njerëzit u mësuan që ka maratonë, kushdo që të jetë, sido që të jetë, çfardo që të ndodhë do presin që do të ketë maratonë çdo vit në tetor, në ditë vjeshte të bukur në Tiranë, që asnjëherë edhe kur ka kohë kritike, asnjëherë nuk na zhgënjen dhe tanimë standardi është vendosur dhe asnjë gjë më pak se kjo nuk do të pranohet. Gjithmonë është bërë më mirë, ka pasur gjithmonë e më shumë pjesëmarrës, ka pasur gjithmonë më shumë vende pjesëmarrëse, njeëz që vijnë e udhëtojnë posaçërisht për Maratonën e Tiranës dhe e bën Tiranën njësoj si çdo qytet tjetër evropian që ka maratonën e vet, që ka simbolin e vet edhe të këtij aktiviteti, si të gjërave të tjera”, deklaroi Ristani.
Maratona e këtij viti u zhvillua në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmë-maratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe. Tirana Marathon promovon jetesën aktive, sportin për të gjithë dhe imazhin e Tiranës si qytet modern e mikpritës, duke sjellë ndikim pozitiv në turizëm, ekonomi dhe bashkëjetesë qytetare.