Një aeroplan mallrash ka përfunduar nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut në det në orët e para të së hënës.
Raportohet se nga incidenti kanë mbetur të vdekur dy anëtarë të stafit që ndodheshi në pistë, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit mbijetuan nga rrëzimi.
Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës lokale 03:kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit.
LEXO EDHE:
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kong-un! 14 të vdekur dhe 124 të zhdukur në Tajvan (VIDEO+FOTO)
Kjo shënon një nga incidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Hong Kong ndër vite, aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pasur një rekord të mirë sigurie.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet, ndërsa mbeten pikëpyetjet në lidhje me rrugën që ndoqi avioni pas uljes.