Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Xhezair Zaganjorin. Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ishte i pranishëm në seancën dhe u përfaqësua nga këshilltarja e tij kur u dha vendimi.
Megjithëse pasuria e tij varionte rreth 1 milione euro. askush nuk e besonte se Zaganjori nuk do të konfirmohej në detyrë, kur arsyeja dhe argumenti i vetëm ishte se, Zaganjori, nuk e kishte fshehur pasurinë, por e kishte deklaruar.
Ja që edhe në Shqipëri si rrallë në botë, mund të bëhesh milioner me rrogë, me fatin e vetëm të punosh në administratë si drejtor e më lartë.
Vendimi i arsyetuar pritet që të publikohet në faqen zyrtare të KPK pas 15 ditëve./Ekskluzive.al