• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE fiton 34 komuna, VLEN dhe AKI marrin nga 5! Shkupi dhe 32 të tjera shkojnë në balotazh

October 20, 2025
in Diaspora

Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar numërimi në 3472 nga 3474 vendvotime. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, janë numëruar 99,94%, ku një fitore të fortë ka shënuar partia në pushtet VMRO – DPMNE, e cila kryesoi në 53 komuna, 34 prej të cilave i fitoi në këtë raund. Më pas vjen koalicioni shqiptar VLEN, i cili kryesoi në 9 komuna, 8 LSDM, aleanca AKI e udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit ka 5, ndërsa PD e turqve 1.

VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoskit fitoi 34 komuna, ndërsa në 19 të tjerat në të cilat kryeson shkon në balotazh. VLEN fitoi 5 komuna, por në 4 të tjerat shkon në balotazh. Në Tetovë dhe Bogovinje do të përballet me kandidatët e koalicionit tjetër shqiptar AKI. Kjo e fundit që udhëhiqet nga partia e Ali Ahmetit fitoi të 5 komunat që kryesoi Vrapçishte, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë, Çashkë, dhe nuk shkon në balotazh.

LSDM ka 3 komuna të fituara ndërsa në 5 të tjera shkon në balotazh. Ndërsa 33 komunat e tjera, përfshirë Shkupin, shkojnë në balotazh, në shumicën prej të cilave kryeson VMRO-DPMNE. Fituese në raundin e dytë që do të mbahet më 2 nëntor, pritet të jenë partitë që kryesuan në këtë raund për shkak të diferencës në vota.
LEXO EDHE:
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në votim mbi 31% deri në orën 15:00

Raundi i dytë do të mbahet në 2 nëntor. Kryetari i komunës konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse. Sipas rregullave, nëse asnjë nga kandidatët nuk e përmbush këtë kusht, kalon në raund të dytë.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve u regjistruan 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje morën pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.
Partia Komuna
VMRO – DPMNE 53
VLEN 9
LSDM 8
AKI 5
PD E TURQVE 1

Next Post

Izraeli dhe Hamasi kryen sulme në Gaza, Trump: Armëpushimi është ende në fuqi! Sot Witkoff dhe Kushner në Tel Aviv

Tërmet në jug të Shqipërisë, epiqendra në Skrapar

Skema e Behgjet Pacollit në Luksemburg dhe Zvicër për të zotëruar aeroportin e Vlorës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved