• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Seanca paraprake për dosjen Veliaj në ‘rrezik’ nga bojkoti i avokatëve, GJKKO pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim

October 21, 2025
in Aktualitet, Kronike

Sot, në orën 09:00, në GJKKO pritet të mbahet seanca e radhës paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së Erion Veliajt. Pritet të shihet nëse do të zhvillohet seanca për shkak se avokatët njoftuan 5 ditë bojkot deri të premten, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit për kërcënim të prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance në gjykatën e Elbasanit. Barjami u lirua pasditen e djeshme dhe nuk dihet nëse avokatët mund t’i rikthehen punës apo të vijojnë me bojkotin deri të premten.

Edhe seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Për dosjen Veliaj, përveç kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, janë marrë të pandehur janë edhe 28 persona dhe shoqëri, përfshirë ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe Xoxa përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Veliaj po zhvillon edhe një betejë ligjore me qeverinë pasi u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Por, pak ditë më pas Veliaj depozitoi ankimin në Kushtetuese, kërkesë e cila pezullon shkarkimin e tij dhe bllokon zgjedhjet e parakohshme në Tiranë deri kur të shprehet gjykata më e lartë në vend.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO i rrëzoi kërkesën Veliajt për të shpallur si të pavlefshme hetimet paraprake të kryera nga SPAK.

Next Post

"Zgjohen" deputetët socialist të ligjeve, sulm ndaj KLP! Manja: Nëse s’reflektoni, ndërhyn Kuvendi! Xhafaj: Po i krijoni vendit problem në anëtarësimin në BE

Gjyqtari Pëllumbi si noter i SPAK, vazhdon misionin: Rrëzon kërkesën e Veliajt për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake pa asnjë provë

Zgjedhjet në Maqedoni fundosën shqiptarët kundër njëri-tjetrit dhe thelluan vasalitetin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved