Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ka sekuestruar ditën e sotme 2 gomone, vlera e të cilave në treg arrinte në 42 mijë Euro.
U sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka njoftuar Policia.