Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është padyshim një nga drejtorët sportivë më të mirë në europë jo vetëm në Itali. Në Seria A ka disa vite që fiton çmimin si drejtori sportiv më i mirë i vitit. Tare ka bërë lëvizje të mëdha te skuadra laciale.
Milani ka pikasur punën e mirë të shqiptarit. Me largimin e drejtorit sportiv, Mirabeli, drejtuesit milanezë po mendojnë për afrimin e shqiptarit. Tare është emri më i lakuar. Ai mund të të marrë Milanin.
Skuadra kuqezi e do, por Tare vështirë se do të lërë presidentit Claudio Lotito dhe Lazion. Zyrtari lacial ka gjetur oazin e tij në Itali dhe dyert i ka pasur të hapura prej Lazios. Ai i është shumë mirënjohës Lotitos, prandja vështirë të lëvizë.