Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka rrëfyer një histori të para disa kohëve, kur një ish zv.ministër në qeverinë e Ramës por që vinte nga radhët e aleatëve, vuri në presion stafin dhe pronarin e një lokali në Lezhë.
Aq në pozitë të vështirë ka qënë pronari i lokalit të Rana e Hedhun, sa për ta hequr qafe atëkohë zv.ministrin që nuk donte të paguante drekën familjare, sa u detyrua e i tha se i ka të hequra shpenzimet nga lokali.
Deputeti nuk zbulon emrin por janë komentuesit ata të cilët, kanë deklaruar emrin e Ylli Manjanit, i cili ka mbajtur postin e zv.ministrit të Transporteve si përfaqësues i LSI e më pas në koalicion me PS mori postin e ministrit të Drejtësisë.
Ndreu ironizon duke thënë se tashmë ky njeri ka marrë penën dhe jep mend poshtë e përpjetë dhe flet për drejtësi.
Postimi i plotë i Ndreut:
Historia Nr 1;
…..në Lezhe, tek nje restorant te “Rana e Hedhun” tregojnë…
Na ishte njëherë një Zv Ministër i qeverisë Rama, por i një force partnere tashmë opozitare e paparë! Ishte ulë në një restorant për të dreku me familjen dhe i vjen kamarieri me marrë pagesën. Këtij…ju duk habi e madhe !
Kërkoi pronarin e lokalit!
Pronari nuk vajti! Ky ngulte këmbë që të vinte. Kamarieri kërkonte pagesën, ndersa ky Zv-ja vazhdonte të kërkonte pronarin. Pas një sërë sorollatjesh të kamarierit nga klienti Zv Minisitër te pronari i lokalit, ky i fundit i thotë kamarierit që i thuaj se i ke të paguara nga lokali.
Pas kësaj Zv-ja u qetësua dhe iku i relaksuar me drekën e paguar “forcërisht”! Ky tani ka kap penen e jep mend poshtë e përpjetë, për politikë e për ca ti vijë në mendje ! Më vonë vijojmë me të tjera me skandaloze se kaq !”.