• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ylli Manjani: Ç’rëndësi ka nëse një gjyqtar është i ndershëm, ka dashnore, vizë amerikane apo letra greke. Rëndësi ka…

October 22, 2025
in Debat

Ylli Manjani ka komentuar debatet në media, mbi ndershmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky, sipas tij, është moral komunist, pasi nuk ka shumë rëndësi sa i ndershëm është një gjykatës apo prokuror, por sa drejtësi bëjnë ata.

Postimi i Manjanit

Duam një gjykatës më pak “të ndershëm”, por më shumë të drejtë.

******

Ky debati që çelin disa në media se X prokuror apo Y gjykatës është i ndershëm, më sëmur llogjikën.

Në fakt, komentuesit nuk kanë edhe aq faj sepse i gjithë proçesi i vetting-ut këtë gjë synoi: të fusë në publik idenë idiote që vjen nga morali komunist mbi “ndershmërinë” e gjykatësve dhe prokurorëve.

Edhe një pjesë e mirë e politikanëve, të cilët kërkojnë të ngulitin në mendjen e publikut detaje të jetës private apo nga pasuritë e gjykatësve e prokurorëve, nga kjo mendësi vijnë. Pra nga morali idiot komunist mbi “ndershmërinë”.

Tani le ta thjeshtojmë pak arsyetimin. Çdo me thënë se gjykatësi apo prokurori është i ndershëm?!

Cilat janë kriteret e ndershmërisë?! Të mos ketë dashnore? Të mos ketë pasuri, dmth të mos mbyllë muajin me bukë? Apo të arrestojë e pushkatojë njerëz për qejf të turmave?!

I ndershëm ka qenë edhe Aranit Çela. Në fakt të ndershëm ishin të gjithë ata që arritën të shërbejnë si gjykatës e prokurorë në atë rregjim.

Por pyetja është a ishin të drejtë?

A ishin të drejtë kur merrnin jetën e njerëzve për politikë?! Po kur merrnin erzin e dinjitetin për një fjalë goje te dyqani i bulmetit në 4 të mëngjesit? Po kur bënë çmos të mos i linin as edhe një pulë shqiptarit në oborr?!

Po kur internonin familje të tëra? Po kur dënonin të rinj për flokët e gjata e muzikën “dekadente” ?

Këtë quani ndershmëri?!

Bravo! Arritët të bindni një shoqëri të tërë. Arritët të na ndotni llogjikën me mbetje morali komunist.

E pra ata “të ndershmit” i bënë gjëmën drejtësisë e gjithë shoqërisë mbarë.

Tani, ku na çon ky debati sot për “ndershmërinë” e gjykatëve?!

Te sistemi komunist, askund tjetër. Vetëm aty na çon teza idiote e moralit popullor sipas të cilës “na u dashkan gjykatës e prokurorë të ndershëm” që të bëhet drejtësia.

Jo mor jo, se na hapët barkun e na bëtë pis trutë.

Nuk duhet gjykatës të ndershëm por të drejtë e të paanshëm. Duhen prokurorë që zbatojnë ligjet e jo dallkaukë që abuzojnë me pushtetin që u japin ato (ligjet).

As na duhet fare jeta private, familja e pasuria e gjykatësit. Nuk na duhet kanë apo jo të dashur jashtë martese, apo sa celularë mbajnë. Aq më pak na hyn në xhep kanë apo jo vizë amerikane, kanë apo jo letra greke. Këto të fundit mos bëni sikur nuk i doni për medemek patriotizëm.

Patridiotizëm i thonë kësaj.

Na duhet gjykatësi i drejtë e i paanshëm dhe me balancë e qetësi nervore në sallën e gjyqit.

Kaq. Asgjë më shumë.

Next Post

Ilir Beqaj: Drejtësi më e (pa)drejtë çdo ditë

Trump i jep Shtëpisë së Bardhë pamje superluksoze: Ar, llustra dhe një sallë gjigante balloje

GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, avokati: Me çfarë matet standardi i gjyqtarëve të ndershëm?!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved