Prifti grek i kishës Metropolitane ka akuzuar kryeminitrin Tsipras si njeriun kryesor për situatën e zjarreve. Amvrosiou është shprehur se ka qenë një zemërim i Zotit ndaj tij, pasi është ateist.
Në blogun e tij personal prifti është shprehur se Tsipras është një hipokrit dhe se kjo tragjedi as më pak dhe as më shumë, thotë ai ishte një mallkim nga Zoti.
Tsipras i ka shprehur haptaz bindjet e tij dhe për një vend besimtar siç është Greqia, kjo ka shkaktuar debate të forta.
Deri më tani nga situata e zjarreve në Athinë janë raportuar për 60 viktima dhe qindra të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Pak minuta më parë kryeministri grek, Alexis Tsipras shpalli 3 ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.