Prej ditës së djeshme, Greqia po përballet me një tragjedi kombëtare nga zjarret. Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 60 viktima, mes tyre edhe shqiptarë.
Deri më tani raportohet për të paktën 60 viktima e qindra të plagosur, fatkeqësisht mes tyre edhe shqiptarë.
Kryeministri grek Alexis Tsipras pas mbledhjes urgjente me disa ministra, iu drejtua qytetarëve grek në një fjalim televiziv.
Tsipras shpalli zi kombëtare 3-ditore për viktimat e zjarrit të frikshëm në resortin e Attikës shumë pranë kryeqytetit grek, Athinës.
Ai shprehu respektin e tij të thellë për përpjekjet e zjarrfikësve, marinës, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që morën pjesë në operacionet e shpëtimit.
Kryeministri e bëri të qartë se “asgjë dhe askush nuk do të harrohet. Asgjë nuk do të mbetet pa përgjigje”.
Pjesë nga fjala e Cipras:
Greke dhe grekë,
Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat tona ne keto momente. Vendi po perjeton një tragjedi të padegjuar me pare. Kemi humbur dhjetëra jetë njerëzish.
Dhe kjo është e padurueshme për të gjithë. Më shumë për familjet që humbën të dashurit e tyre. Por edhe për ata si ne që janë në pozita përgjegjësie. Për ata që kuptojnë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta njerëzore.
Sot Greqia është duke mbajtur zi në nder te atyre që kane vdekur, e ne shpallim zi kombëtare për tre ditë. “Nuk duhet ta lejojme zinë te na mposhte, sepse këto orë janë orë beteje, bashkimi, guximi dhe mbi të gjitha solidariteti.
Sepse vetëm kështu, së bashku, mund të qëndrojmë kundër tragjedisë. Greqia po kalon një provë të madhe. Tani është koha e mobilizimit dhe luftës. Lufta për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Lufta për të mundur zjarrin. Gara për të gjetur persona të zhdukur”.