Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar ndaj komentit të fundit të Edi Ramës mbi çështjen e Vetingut, njeheresh ka sulmuar ish presidentet Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi se silli permes tyre llumbin e drejtesise.
Ku per çudi autori i kursit te “Plepave” te drejtesise ne Durres, ish presidenti Sali Berisha dhe presidenti aktual Ilir Meta jane kursyer ne akuzat ndaj tyre.
Ai akuzoi Kryeministrin dhe njerëzit e tij më të afërt si krijuesit e llumit në drejtësi përmes akteve, vendimeve e dispozitave ligjorë që nga viti 97.
Strazimiri shkruan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është fletë-rrife por i detyrueshëm për zbatim.
Reagimi i plotë i deputetit te PD:
“- VENDIMI i Gjykatës Kushtetuese, nuk është fletë-rrufe, por I DETYRUESHËM PËR ZBATIM!!!!
– LLUMIN NË PALLATIN E DREJTËSISË, e ke gatuar ti vetë përmes spastrimit antikushtetues të gjyqësorit në “testimin” e gushtit 1997, Kushtetutës së 1998, dhe Ligjit për Organizimin e Drejtësisë të viti 2000, dhe Dekreteve të Rexhep Mejdanit, Alfred Moisiut e Bamir Topit, si Presidentë Republike dhe Kryetarë të KLD!
– “Ekspertë” edhe në atë kohë kishe: Luan Omarin, Fatmir Xhafën, Vasilikën, Dvoranin, Berberin, Sadushin, etj., të gjithë “të pavarur” dhe “shoqëri civile” !
– Në parlamentin 1997-2001, kishe mbi 2/3, dhe ke bërë gjithçka vetë me Skënder Gjinushin, Gafurr Mazrekun, Maks Hasanin dhe “maskat e tjera”! Opozita dhe Sali Berisha nuk kanë qenë pjesëmarrës, në as edhe 1 moment të vetëm!
– Vettingu do bëhet, fundi i ka ardhur “Edvingut” së bashku me ty!!!!
Tik- tak, tik-tak….”