Shkon në 74 numri i viktimave dhe me shumë se 188 të lenduar, raporton “Alpha”.
12:49- Një situatë tmerri po përjeton Athina nga flakët e zjarrit. Autoritetet greke kanë mbetur ende tek shifra e 54 personave të vdekur dhe më shumë se 156 të tjerë të plagosur pas zjarreve në pyll pranë kryeqytetit të Greqisë, Athinës.
Por se fundmi thuhet se të paktën 60 persona kanë vdekur. Kete e tha për Skai TV kryebashkiaku i Rafinës, Evangelos Bournous. Sakaq, Prokurori i Areios Pagos, Xeni Demetriou, ka nxjerre nje urdher hetimi urgjent per te percaktuar shkaqet se si nisi zjarri.
Sipas informacioneve te mediave greke, njëmbëdhjetë persona të tjerë u gjetën pak minuta më parë në resortin e Mattit, te cilet e kane cuar numrin e viktimave ne mbi 60.
Mediat thone se katër persona se fundmi u gjetën në një makinë të djegur, ndërsa katër të tjerë u gjetën në një shtëpi aty pranë, e 2 trupa të tjerë u zbuluar poshtë në kodër.
Viktimat e gjetur në një shtëpi, ishin një nënë me dy vajzat e saj të vogla, 5 dhe 6, dhe gjyshja e familjes, e cila doli jashtë shtëpisë në pyll për të shpëtuar, por nuk ia doli, raporton “Protothema”.
Një person tjetër u gjet i vdekur në një makinë jashtë tavernës Argyri Akti.
Po vijojne kerkimet dhe autoritetet po gjejne cdo ore te tjere viktima.
Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ne krahet e nenave te tyre te perqafuar, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, raporton BBC. Spitalet e Athinës janë vënë në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.
Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme.
Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos tha më herët të hënën në një deklaratë televizive se numri i të vdekurve ishte më i madh se 20, ndërsa më shumë se 88 të rritur dhe 16 fëmijë u plagosën.
Një nga viktimat që kishte moshën më të vogël raportohet një fëmijë vetëm gjashtë muajsh i vdekur nga asifksimi prej tymit. Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet në operacionet që janë në vazhdim, ndërsa tre gra dhe një fëmijë u mbytën në det duke u përpjekur të shpëtonin nga flakët.
Sipas raportimeve, në resortin e Matit, 25 milje larg kryeqytetit, flakët përfshinë më shumë se një mijë shtëpi dhe dhjetra makina, ndërsa njerëzit u përpoqën të shpëtonin nga një “shperthim dhe perhapje i papritur i zjarrit” që përfshiu komunitetin brenda pak minutash, raporton “Daily Mail”.
Kryeministri grek Alexis Tsipras bëri një vizitë të shkurtër në Bosnje të hënën dhe u kthye në Athinë për të mbajtur një takim urgjent me shefat e zjarrfikëses dhe zyrtarët e qeverisë rreth situatës së rrëndë në të cilën ndodhet vendi.
Qeveria kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të përballuar zjarret, të cilat kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi, dhjetra makina kanë djegur dhe kanë nxitur banorët dhe turistët të iknin në plazhe në lindje të Athinës. Greqia tha se Qiproja ofroi zjarrfikës dhe Spanja kishte ofruar avionë që hidhnin ujë për të shuar zjarret. Sakaq, Polonia, Italia dhe Gjermania kane derguar helikoptere per te shuar zjarret.
Një dëshmitar i tha Reuters se ata panë të paktën katër persona të vdekur në një rrugë të ngushtë të bllokuar me makina që shkonin të shpëtonin në një plazh aty pranë.