SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.
Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.
Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.






