Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar dje si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar.
Nikollo e ka pranuar propozimin e bërë përpara disa muajsh nga kryebashkiaku Oltion Çaçi.
Manjola Nikollo dha dorëheqjen si kryetare e PD-së në Sarandë për të marrë pjesë në primare, më pas ajo hoqi dorë edhe nga pjesëmarrje në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës më 11 maj.
Më herët, në janar të këtij viti edhe ish-kryetari i Forumit Rinor të PD-së dhe 2 herë kandidat për deputet, Jolio Dine, ka pranuar kërkesën për t’u bërë drejtor i Shërbimeve në këtë Bashki.






