Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq, tha Fatos Lubonja gjatë një ibterviste me gazeyarin Endri Xhafo më News 24.
Sipas tij, ata e konsiderojnë Shqipërinë shtet të dorës së dytë, ndërsa nuk kanë vendosur ende një standard se kur zgjedhjet duhet të quhen të pavlefshme.
Sakaq, shton se me gjithë këto skandale të qeverisë është e pamundur që Rama të marrë mandatin e katërt me 83 deputetë.
“Mendoj që në nëse do marrim për arbitër ndërkombëtarët, nuk mund të quhen arbitër i mirë, por shumë i keq. Sepse e kam thënë dikur kur bëheshin zgjedhjet. Pyetja që ngrihet është kur quhen të pavlefshme zgjedhjet.
Në Austri 2 QV, njëra u mbyll në orën 3 se nuk kishte njerëz dhe një tjetër QV që ishte dhe ajo për një arsye shumë banale, dikush kërkoi se këtu është shkelur ligji zgjedhor, e çuan në GJK dhe u rikthyen zgjedhjet. Këto janë standarde.
Cili është standardi për të thënë që këto janë të pavlefshme? Ky lloj arbitrimi mungon. Ne na konsiderojnë si shtet të dorës së dytë. Mirë e kanë këtë Ramën si Bin Selmanin e Arabisë.
Si ka mundësi në mandatin e katërt 83 deputetë? Me zv.kryeministrin të arratisur, me kryebashkiakun vjedhës serial.
Ç’është ky popull? Është budalla që të voton akoma? Refuzoj të flasë që ndryshon Kodi Zgjedhor dhe Rama ndryshon.
Rotacioni është më i rëndësishëm se çdo gjë. Berisha gjënë më të rëndë që ka bërë në politikë, ka qenë 97.
Kur u bë fushata e 2005-ës, PS kulmin e propagandës anti Berisha kishte 97. Dhe e votuan Berishën.
Ai fitoi se donte të dënonte korrupsionin. Ndryshon diskursi im e ka fajin Berisha”, tha Lubonja.






