Fari Balliu u rishfaq pas dhjetë ditësh sërish në ekran, pas incidentit që ndodhi në studion e TPZ për shkak të një p..rdhe pa dashje gjatë transmetimit. Ai duket se e ka tejkaluar tani tronditjen e shkaktuar nga videoja virale e p..rdhës dhe dje ka folur rreth të ardhmes së shkëlqyer të Berishës në politikë. Ai e konsideroi “një procedurë normale për një personalitet të madh” rikandidimin e Sali Berishës për kryetar të PD-së në vitin 2026.
“Unë e shoh si një procedurë normale për një personalitet të madh historik të lëvizjes demokratike dhe gjithë zhvillimeve politike të Shqipërisë, të cilët nuk ikin nga skena me deklaratat e gjendjes civile, por ikin me deklaratat kombëtare, të votimit — votimi është baza.
Ne i kemi ata njerëz si visare të rralla dhe ata duhen mbrojtur jo vetëm si kujtesë, por si një nevojë emergjente për zgjedhje të pjekura dhe të nevojshme për gjendjet tepër të rënda që janë në Shqipëri.
Beteja e opozitës s’ka qenë me Ramën, se Rama ikën me një të fërshëllyer, por ka qenë me DASH dhe ambasadorët që luanin biznes edhe për veten e vet, edhe për Ramën. Sorosi, i shpallur kartel krimi në Amerikë, vepron në Europë.
Ky është shteti i Sorosit që ka kukull Ramën. Prokurorët janë shpikur për t’i shërbyer këtij pushteti, kësaj platforme. Ky është mbështetja ku po mbahet Rama. Goditjet që po jep Trump në Amerikë do ta përzënë këtë dhe gjithë të tjerët.






