Eh mor Z.Berisha…..
Ne mesdite z.Berisha deklaroi: Mbrëmë “gosipi”, pra thashethemnaja, njoftoi se SPAK kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Tomë Doshit.
Po sipas këtij gosipit, sot u njoftua se Toma ishte arratisur ne një vend, s’dihet se ku (nuk do ishte çudi kjo, se nuk është rasti i parë).
LEXO EDHE:
Jakin Marena: ‘Rebelimi’ i Xhaferrit ndaj Berishës, kurth për të pakënaqurit në PD?!
Por, nuk kishte qenë e vërtetë. Toma postoi një foto duke pirë puro në Tiranë dhe e akuzoi Berishën për mashtrim.
Berisha e tërhoqi deklaratën dhe postimin dhe akuzoi SPAK-un se përhapte thashetheme kot së koti.
Me gjase, enkas për të ngatërruar Berishën, dhe na beri thirrje neve qe te mos e besojmë me këtë shpifës.
Pra, SPAK ka faj pse Toma nuk ishte arratisur. Berisha vete ka kohe që nuk e beson SPAK-un, por sot e hëngri, e besoi.
Tani, këto pune nuk janë lloqe pazari Z.Berisha. Ti ke qene president e kryeministër dhe pret te bëhesh sërish kryeministër.
Kur nuk ke siguri, mos dil të japësh lajmet si tellalli i “Koncert në vitin 36”, qe e anulonte çdo gjysmë ore lajmin për këngëtarwt që do këndojnw me piano./Mentor Kikia fb






