• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lajmi për thirrjen e Ballukut në SPAK të hënën, Rama: Drejtësia ka punën e vet, nuk e komentoj

October 25, 2025
in Aktualitet, Debat

Nga Berlini, ku ndodhej bashkë me vetë Belinda Ballukun për të marrë pjesë në Forumin Global të Dialogut, kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë mbi lajmet se numrit 2 të qeverisë i është dërguar një fletëthirrje për tu paraqitur në SPAK të hënën e shoqëruar nga avokatët.

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga Deutsche Welle dha një përgjigje të përgjithshme, por pa mohuar nëse ajo është thirrur ose jo. Rama tha se nuk ka asnjë koment, përsa kohë qëndrimi i tij është se drejtësia ka punën e saj.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama nga Berlini ku mori pjesë në punimet e Forumit Global të Dilaogut.

Një ditë më parë, dhe SPAK i pyetur nga gazetarët dhe një përgjigje fare të shkurtër pa mohuar dhe pa konfirmuar rastin. “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Ndërsa opozita reagoi përmes kundërshtarit direkt të Belinda Ballukut në zgjedhjet e fundit, nënkryetarit të PD Gazment Bardhit duke ngritur dyshimin se zv/kryeministrja thirret për t’iu komunikuar statusi “e pandehur”. Por ai shtoi se zv kryeministrja mund të mos shkojë të hënën në SPAK, me justifikimin e pjesëmarrjes në një aktivitet ndërkombëtar në fillim javë.

Vetë PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike.

Next Post

Rama për Kurtin: Jemi miq, por kemi këndvështrime të ndryshme! Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut, topin t’ia lërë Serbisë

"Vila buzë detit e makina 500 mijë euro"?! Murrizi zbulon pasuritë e Flamur Nokës dhe milionerët e PD: S'i plas tr*pi askujt për ju

A i ka Albin Kurti 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë?!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved