• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama për Kurtin: Jemi miq, por kemi këndvështrime të ndryshme! Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut, topin t’ia lërë Serbisë

October 25, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me DW, ka komentuar deklaratat e bëra kundër tij në Kosovë si edhe për raportet me kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Rama tha se me Albin Kurti ka një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kanë dallime mes tyre në këndvështrime.

Sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, Rama deklaroi se është duke u punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë

“Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, tha Rama.

Rama më tej tha se tha etiketimet ndaj tij, vijnë nga shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime të një kohe tejet dramatike e tragjike të popullit të Kosovës. Teksa tha se se nuk ka asnjë shqetësim për këo etiketime.

“Unë, t’ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe, kështu që nuk i marr me të keq. Për më tepër pastaj që unë jam mësuar me këtë dhe nuk kam asnjë shqetësim me asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit që më besojnë, nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të pëlqejnë atë që e bëj unë.

Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë, se s’jam pishman për ato që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi kombëtar dhe ai i Shqipërisë”, tha ai.

Rama theksoi në fjalën e tij se Kosova duhet ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë kërkesat për dialogun dhe të ia lërë topin në derë Serbisë.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, të gjitha vendeve të Evropës dhe atyre vendeve që s’e njohin akoma, që jam kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni merreni firmën e Serbisë. Por, duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, tha Rama.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se duhet të mbushim të gjithat detyrat që ka ky porces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur detyrat brenda vitit 2027.

“Sfida është që të mbushin të mbushim të gjithat detyrat që ka ky porces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Europian në pozicion që të iu thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat dhe pastaj kemi planifikuar një tjetër dy vjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030 si datë. Nuk është afat imagjinar ose një afat i vendosur nga dëshira por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që të thashë.”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri shtoi se Shqipëria së Bashku me Malin e Zi janë në pararojë në rrugën drejt BE-së, në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

“Kjo nuk është në dorën tonë apo në dëshirën tonë. Ne, e vërtetë, e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë ose vrap dhe tani jemi si të thuash në pararojë, siç i quajnë ata, vende pararojë, së bashku me Malin e Zi dhe gjasat janë që së bashku me Malin e Zi, ne të jemi në këtë proces. Ndërkohë që sa i përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur me patjetër, por që janë të një natyre tjetër. Pra asnjëra nga ato vende nuk e ka veten në dorë si të thuash sepse Maqedonin e Veriut e mabn lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur njëherë një problematikë mes tyre. Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti që i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pastaj Bosja është një rast i komplikuar i një natyre tjetër.

Next Post

"Vila buzë detit e makina 500 mijë euro"?! Murrizi zbulon pasuritë e Flamur Nokës dhe milionerët e PD: S'i plas tr*pi askujt për ju

A i ka Albin Kurti 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë?!

Analiza e munguar për vrasjen e gjykatësit, mund të “vrasë” përsëri

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved