• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Preket” Kodi Penal: Zaptuesit e ndërtimet pa leje deri 10 vjet burg! Kush djeg tokën për t’i ndryshuar “kategori” deri në 15 vjet

October 26, 2025
in Aktualitet, Debat

Ndërsa një kod penal, tërësisht i ri, po qarkullon prej disa muajsh, qeveria synon t’i japë zgjidhje disa problemeve të cilat i cilëson emergjente, duke nisur nga mbrojtja e territorit te fenomeni i zjarreve. Pavarësisht ndërhyrjeve me disa akteve normative që kanë për qëllim të frenojnë abuzimet e panumërta të vërejtura ndër vite, dhe dështimi për të vënë në kontroll këtë fenomen, disa ndryshime në Kodin penal ashpërsojnë dënimet.

Neni 200 i Kodit aktual “Pushtimi i tokës” ka vetëm një fjali, dhe konsiderohet kundra vajtje penale që dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.

Me propozimet e reja, ky nen ndryshon përkufizimin në “Zënia e tokës” dhe përfshin 4 paragrafë. Dënimet vijnë në rritje, dhe në varësi të cilësimit të kundërvajtjes penale, kalon nga një minimum prej 6 muajsh deri në 6 vjet burg.

Në këtë rast, ndëshkimi maksimal prek zyrtarët e agjencive dhe institucioneve që merren me mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, kur janë ata vetë, autorë të shkeljeve. Atyre u hiqet dhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Për ndërtimet pa leje, janë shtuar dy paragrafë të rinj. Kur verifikohet në zonat e mbrojtura, apo të trashëgimisë kulturore ose cenohet infrastruktura kritike dënimi nis me 5 dhe shkon deri në 10 vjet. Ndërsa kur përfshihen zyrtarë publike dënimi shkon nga 3 deri në 7 vjet, e sërish me heqjen e të drejtës për të punuar në administratë.

Këtë verë Shqipëria u përball me një situatë problematike të zjarreve të cilat vunë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, duke lënë pasoja shumë të rënda financiare.

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë disa ndërhyrje me përkufizime të reja që i shtohen veprave penale ekzistuese.

Nëse zjarri ndodh gjatë periudhave që favorizojnë flakët, pra gjatë stinës së verës apo në terrene ku përhapja është më e shpejtë, dënimi kur preket prona shkon nga 3 deri 8 vjet, ndërsa kur përfshihen pyjet nga 5 deri 8 vjet. Në këtë rast, nëse zjarri është nga pakujdesia dënimi shkon nga 3 në 6 vjet

Kur nga zjarri përfshihen zonat e mbrojtura apo objekte të trashëgimisë kulturore, në rastin e shkatërrimit si të pronës dhe të pyjeve, dënimi nis nga 4 vjet dhe shkon deri në 10 vjet burg. Nëse zjarri në pyje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dënimi i parashikuar është 4 deri në 7 vjet.

Për herë, të parë, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama, kur zjarri vihet me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, përveç një dënimi nga 7 deri në 15 vjet, gjykata vendos që klasifikimi i terrenit të prekur të mos ndryshojë për një periudhë 30 vjeçare.

Next Post

Premier League/ Arsenali katër fitore radhazi, shkëputet me 4 pikë në krye! Humbet Man. City, Burnley fiton me Brojën në stol

Media britanike jehonë fjalës së Ramës në Londër: Përmbledhja më e mirë për BREX-it

Tragjedi në komunitetin shqiptar në Itali: 19-vjeçari gjendet i vdekur në banesë nga vëllai

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved