ANGLI – Premier League zhvilloi këtë të diel katër ndeshjet e programuara për në orën 15:00. Arsenali fitoi 1-0 kundër Crystal Palace në shtëpi me golin e Eze në minutën e 39-të të takimit dhe e sheh veten në krye të renditjes me 22 pikë, duke lënë pas ndjekësit.
Në Birmingham, vendasit e Aston Villas bënë surprizën e madhe duke mposhtur 1-0 Manchester Cityn falë golit të Cash në minutën e 19-të. City barazoi në minutën e fundit me Haaland, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Burnley mori fitoren e dytë radhazi duke mposhtur 2-3 Wolves. Te Burnley në stol gjatë gjithë ndeshjes qëndroi Armando Broja.
LEXO EDHE:
Boksieri Jurgen Uldedaj fiton në Londër, merr titullin botëror IBO! I pari shqiptar në këtë kategori
Arsenal me 22 pikë mban kreun, ndjekur nga surpriza Bournemouth që edhe sot fitoi 2-0. Pas tyre Sunderland i Xhakës dhe Man. City.
Premier League, raundi 9:
E diel, 26 tetor 2025 – 15:00
Arsenal 1-0 Crystal Palace
Aston Villa 1-0 Manchester City
Bournemouth 2-0 Nottingham
Wolves 2-3 Burnley






