Eshtë bërë e modës: gjej një faturë surrogat, shkruaj një çmim të lartë, thuaj që ta futën në Jug, dhe menjëherë ke minutat e tua të të qenit i famshëm nëpër rrjete sociale!
Ilir Metaj
Po qarkullon një faturë që tregon se diku në Jug ( sigurisht, ku tjetër? )dikush paska paguar një kafe makiato 180 lekë të reja.
E disata herë gjate sezonit veror, ku dikush ankohet për çmim të lartë. Rigorozisht në jug.
Ky dikush ndodh të jetë gjithmonë shqiptar prej Shqipërie, Kosove apo Maqedonie.
Njësoj është. Njësoj jemi…të ndjeshëm.
Po ne o të dashur vëllezër, jemi të ndjeshëm vetëm me njëri-tjetrin !
Kur shkojmë turistë diku jashtë kësaj Shqipërisë sonë (që nuk lemë brek të palara pa i nxjerrë në ballkon, a thua vetëm kjo jona ka ?!), nuk jemi kaq të ndjeshëm kur na i futin!
Kur na i futin të huajt, nuk ankohemi, nuk i bëjme qepaze nëpër rrjete sociale e portale, nuk ndihemi, nuk na dhemb.
Mesa duket kur na e futin të huajt na pëlqen se e lyejnë me lubrifikant aromatizues, ndërsa kur ia futim njëri-tjetrit na dhemb, a thua e lyejmë me rërë deti!
Turp i madh për besë ! Turp të na vijë!
Eshtë bërë e modës: gjej një faturë surrogat, shkruaj një çmim të lartë, thuaj që ta futën në Jug, dhe menjëherë ke minutat e tua të të qenit i famshëm nëpër rrjete sociale!
A thua nuk je ti, ne,ju,ata,ato që shkojmë në plazhet e Jugut si njerëz dhe largohemi si kafshë, që në vend të kakërdhive kemi lënë sheshit shishe, cigare, qeska, lëvozhga e lloj-lloj mbeturinash që vetëm njerëzit që kanë aq sqimë sa të të bëjnë bolori për një çmim makiato, nuk mund t’i lënë! Apo i lënë?
Jemi ne !
Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë, që të pakësojmë pakënaqësitë dhe të shtojmë kënaqësitë e turizmit !
Njësoj siç në politikë, ekonomi, kulturë, art apo tjetër.
Sepse të gjitha shkojnë paralel.
Sepse jemi ne vetë që duhet të jemi më të kulturuar, më të përgjegjshëm, më tolerantë, më të sinqertë, më bashkëpunues, më vëllazërorë! Ky vend është çka ne jemi! Ky vend ofron, çka ne kemi !
Nga Jugu në Veri !
Jemi të gjithë njësoj. Dhe ja bëhemi të gjithë bashkë, ja nuk bëhet asnjë nga ne!
Pra kokën ulur, krah më krah dhe o burra të punojmë.
Shqipëria! Cdo gjë tjetër, ta lëmë në hije.