• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 29, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Reforma në drejtësi si një operacion special propagandistik

October 28, 2025
in Blog

Nga Mero Baze

Raportimi i institucioneve të drejtësisë para Kuvendit është një rast ku mund të reflektohet për standardet që ka vendosur Reforma në Drejtësi dhe jo për të bërë betejë politike sipërfaqësore me krerët e institucioneve.

Dhe kur flasim për standardet e reja që presim të vendosen, ato nuk kanë të bëjnë vetëm me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, por sidomos me gjykatat dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, që bëjnë dallimin mes një drejtësie perëndimore dhe një drejtësie linçuese për nevoja politike, propagandistike apo edhe mllefe personale.

Për këtë arsye, kur analizojmë atë që ka bërë SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme pas Reformës në Drejtësi, duhet të biem dakord se SPAK ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë politike dhe kjo është një fitore morale e Reformës në Drejtësi. Po ashtu, SPAK ka arritje serioze në betejën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në vend, duke çuar pas hekurave dhjetëra persona të inkriminuar.

Por nga ana tjetër, këto arritje të forta po përpiqen të mitizojnë SPAK-un si një institucion themelor të Reformës në Drejtësi, duke injoruar gjithë hallkat e tjera të kësaj reforme që kanë të bëjnë me gjykatat, me pavarësinë e tyre jo vetëm nga politika, por edhe nga SPAK, me moszhdukjen e korrupsionit në drejtësi, me humbjen e vëmendjes ndaj respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe me masakrimin e qytetarëve të zakonshëm që presin dekada të tëra për një vendim gjykate.

E vetmja arritje që kemi deri tani është krijimi i mitit për “paprekshmërinë e SPAK-ut” nga ligji. Pra, nëse deri më sot vuanim nga pandëshkueshmëria e politikës nga drejtësia, tani kemi hyrë në epokën e “paprekshmërisë” së SPAK-ut nga ligji dhe po përballemi me shkelje të rënda, që nëse lejohet të kthehen në praktika normale, Shqipëria rrezikon të krijojë drejtësinë më represive të historisë së saj paskomuniste, e cila mund të keqpërdoret më shumë sesa drejtësia klienteliste politike që kemi pasur deri nëntë vjet më parë.

Kuvendi ka prekur disa pika të ndjeshme siç është paraburgimi i motivuar politikisht për spektakël, apo intimidimi nga SPAK i gjyqtarëve të GJKKO-së, Gjykatës Kushtetuese e gjykatave të tjera, por kjo nuk është thjesht çështje konstatimi. Parlamenti duhet të adresojë ndërhyrje ligjore për t’i ndalur këto praktika, pasi nëse i lë në dëshirën e kreut të SPAK apo pasardhësit të tij, ata flasin me statistika që fyejnë dinjitetin njerëzor, kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.

Fjala vjen, sonte dëgjova zotin Dumani që, ndaj kritikave për tepërim në paraburgimin e personave nën hetim, aq më tepër figurave të larta politike, u përgjigj se: “Vetëm 9,1 për qind janë paraburgime nga SPAK”, a thua se po e vë njeri në garë kush ka paraburgosur më shumë — SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme. Për të dalë më mirë ai mund të krahasohej edhe me Kinën, se ashtu mund të dilte 0.000001 për qind, por problemi është se SPAK e ka kthyer paraburgimin në mjet paligjshmërie për të peshkuar fakte penale dhe për të nisur hetime nga ato që gjen rrugës dhe jo nga procedurat ligjore se si nis një hetim.

SPAK ka provuar se në fillim ngre një narrativë arrestimi, bën kujdes të realizojë statistika me të, arreston njerëz dhe pastaj fillon të mbledhë telefonat e lagjes për të gjetur çfarë ka bërë. Ky nuk është hetim, por drejtësi e orientuar, që tregon përpjekjen për të krijuar një pushtet frikësues dhe jo një institucion hetimi serioz.

Ndryshe nga SPAK, Prokurori i Përgjithshëm pranon së paku që paraburgimet janë tepërim ekstrem dhe është kundër tyre, ndërsa SPAK duket që po t’ia heqësh paraburgimin, e kthen në institucion parazit, me sa duket dhe për shkak të paaftësisë së shumë prokurorëve që janë marrë aty për t’u përdorur si mish për top, sepse u intereson spektakli politik dhe propaganda si mjet për të krijuar mitin e një institucioni suprem në reformën në drejtësi.

Nën shembullin e SPAK-ut, pastaj po krijohen dhjetëra “minispakë” në aspektin negativ në gjithë Shqipërinë dhe bëjnë me qytetarët ato që këta në SPAK ua bëjnë figurave të larta të politikës, biznesit apo krimit.

Dhe kjo është një epidemi shkatërruese për Reformën në Drejtësi, e cila duhet frenuar me ndërhyrje të qarta ligjore dhe të menjëhershme, duke rikthyer sundimin e ligjit, mbrojtjen pikë për pikë të procedurave penale dhe mbi të gjitha vendosjen e standardeve që të shërbejnë si shembuj pozitivë për drejtësinë e së ardhmes dhe jo për propagandë dhe gjyqe popullore.

Drejtësia duhet të funksionojë si një institucion i pavarur, por jo si një pushtet i pakontrolluar nga ligji, i cili po kalon nga një pushtet që kontrollohej nga politika në një pushtet që prodhon produkte politike.

Nëse do isha opozitar dhe do të doja të vija në pushtet, të vetmin emër që mund të propozoja për kryeministër sot është Altin Dumani, sepse ai ka bërë më shumë — madje ai ka bërë gjithçka që ata të jenë gjallë si opozitë. Pa atë, ata sot nuk do ishin as në Parlament.
Por ata, në vend ta propozojnë për kryeministër, e akuzojnë dhe baltosin se ka hapur një çështje për t’u tallur me Sali Berishën dhe nuk i prek qimet e flokut në asnjë nga akuzat e mëdha që ai ka për vrasje politike dhe kapje të shtetit me pasojë vrasjen e dhjetëra qytetarëve në Gërdec.
Por as këtë nuk ia falin dhe janë gati të rrinë në opozitë gjithë jetën vetëm pse ka prekur nderin e Berishës si i pandehur.

Nga ana tjetër, socialistët, të cilët meritojnë hetim të thellë dhe të standardizuar nga ana ligjore për korrupsionin, janë përgjegjës për këtë reformë shkatërruese në drejtësi. Ata janë përgjegjës për faktin që, nëntë vite më pas, njerëzit nuk marrin drejtësi, por zvarritje pa fund; janë përgjegjës që çmimi i korrupsionit në drejtësi është rritur, pasi tani të tregojnë edhe prangat e SPAK-ut prokurorët e rretheve; çmimi i sekserëve në gjykata është rritur, pasi dhe ata duan të tregojnë se çfarë bën GJKKO, e kështu me radhë.

E vetmja gjë që kemi prodhuar deri tani nga Reforma në Drejtësi është një “operacion special propagandistik”, ku përmendet goditja e pandëshkueshmërisë dhe e krimit të organizuar nga SPAK, dhe kjo po shërben si një çadër ambulante për të mbuluar gjithë rrënjët e Reformës në Drejtësi, që kanë zënë nën vete shoqërinë shqiptare.

I vetmi sukses i Reformës në Drejtësi në këtë pikë janë gjyqet popullore dhe përdorimi i urrejtjes së turmave ndaj padrejtësive, për t’u dukur sikur janë në anën e popullit. Në fakt, gjithë mungesën e drejtësisë për shoqërinë e kanë krijuar po ata që përdorin edhe popullin për gjyqe ndaj tre-katër emrave nga figurat e larta politike, dhe pas asaj nuk ndryshon asgjë për qytetarin e thjeshtë.

Ndaj është mirë që në raste të tilla, kur institucionet e drejtësisë raportojnë para ligjvënësve, ata duhet të reflektojnë jo me fjalime për t’u postuar në rrjete sociale, por me rekomandime për ndërhyrje të shpejta dhe pa vonesë për të shpëtuar ç’të mundin nga kjo godinë që e ngritëm për të shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe shkuam tek një drejtësi që prodhon propagandë politike dhe mjerim më të madh për qytetarët.

Next Post

A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë?

Paaftësia shtetformuese në Kosovë është shërbimi më i mirë ndaj Serbisë

“Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?” Xhaferri sqaron deklaratën: Nuk ka rebelim!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved