• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 29, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dumani nuk bën asnjë hap pas, akuzon sërish median për presion ndaj SPAK!

October 28, 2025
in Debat

Zërat kritikë nuk i pëlqejnë kreut të SPAK!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, vijon t’i qëndrojë pretendimit se media është mes politikës dhe krimit, si subjekte që po ushtrojnë presion ndaj prokurorisë.

Këtë deklaratë e bëri edhe në Komisionin e Ligjeve ditë më parë, ku pati shumë reagime. Por edhe sot në sallën e Kuvendit Dumani teksa renditi kërcënimet, përmendi sërish median.

“Ndaj SPAK vijon një presion i jashtëm nga aktorë politikë, mediatik dhe të krimit të organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. Ky shqetësim kërkon reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK”, theksoi Dumani.

Por në përpjekjen për të identifikuar kërcënimet reale ndaj pavarësisë së SPAK, zoti Dumani rrezikon të rrëshqasë drejt një tjetër rreziku: ngatërrimit të kritikës me sulmin. Sepse kur një institucion si SPAK-i vendos të përmendë median në të njëjtin rresht me krimin e organizuar dhe presionin politik, krijohet ideja se edhe kritika legjitime, madje edhe raportimi investigativ, shihet si kërcënim.

Nuk ka asnjë provë serioze që media në Shqipëri po ushtron presion ndaj SPAK-ut. Ajo që ekziston është një rritje e interesit publik ndaj vendimeve të tij, ndaj zvarritjes së hetimeve në disa dosje të ndjeshme, ndaj qëndrimeve shpeshherë të paqarta për çështje me interes kombëtar. Kjo nuk është trysni, është përgjegjësi publike.

Edhe mënyra si SPAK ka vepruar ndaj gazetarit Elton Qyno është shembulli më i qartë se çfarë ndodh kur një institucion kërkon të mbyllë kanalet e informacionit, në vend që t’i sqarojë. Sekuestrimi i pajisjeve të punës së një gazetari investigativ, pa garanci minimale ligjore, u rrëzua më pas nga vetë Gjykata Kushtetuese. Dhe me të drejtë.

Pse nuk foli Dumani për rastet kur përdoret media për interesa të SPAK? Pamfleti denoncoi pak ditë më parë se si prokurori Klodian Braho përdor gazetarët pranë tij për të krijuar tymnajë lidhur me garën për kreun e SPAK. Pra nëse nuk do ishte media, SPAK sot do ishte kthyer në xhandar. Media është ajo që mban në shina jo vetëm SPAK, por qeverinë, policinë, etj.

Next Post

Shkencëtarja e korrupsionit: Ministrja e re Evis Sala i zgjat me 25 milionë euro koncesionin Spitalit Amerikan

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë perëndimore, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave

Provat e reja në SPAK? Monika Kryemadhi sulmon Dumanin: "Puç" ndaj familjes sime, me urdhër të Yuri Kim

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved