Mes personave që rezultojnë të zhdukur për shkak të zjarreve që kanë pushtuar kryeqytetin Grek, Athinën është edhe aktorja e famshme Chryssa Spiliotis.
Media greke Zougla raporton se fotografia dhe emri i saj janë në regjistrin e të dhënave në internet ku të afërmit e personave të pagjetur mund të depozitojnë fotografi të njerëzve të tyre, gjurmët e të cilave janë humbur pas zjarrit tragjik.
Postimi i fundit në rrjetet sociale i aktores greko qipriote është i para dy ditëve. Në vitin 1997, Spiliotis u shfaq në televizionin Mega, në serialin “Mbretëresha e Mbretëreshës”.
Deri në këto momente raportohet se si pasojë e zjarreve masive të kenë vdekur 77 persona, më shumë se 100 të zhdukur dhe 164 të tjerë kanë marrë plagë të shumta. Mes tyre janë dhe tre shqiptarë që kanë humbur jetën.