Ditët e fundit në bregdetin e Vlorës është hapur restorant Babalja. Pronari i ka ndërruar emrin restorantit me shpresë se personazhi popullor, mund të tërheqë më shumë turistë.
Kunati i cili e mori këtë si një mbështetje për PD u gëzua shumë dhe i dërgoi këtë mesazh urimi.
“I nderuar zotëri!
U gëzuam shumë kur mësuam për inicativën tuaj.
Emri i Babales është simbol i luftës kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme të kësaj qeverie. Ai është heroi që tronditi nga themelet diktaturën e krimit dhe padiskutim është ogur I mbarë për biznesin tuaj.
Ai do të gëzohet shumë kur ta mësojë këtë lajm aty ku e mbajnë në qelitë e policisë së Kosovës dhe me siguri që do t’u jetë shumë mirënjohës.
PD po ashtu u është mirënjohës dhe ju fton ti bashkoheni uraganit popullor që ka ngritur tashmë në këmbë Babalja.
I juaji Kunati!”
Pronari i restorantit që mori mesazhin i ktheu këtë përgjigje.
“E mora mesazhin Derman.
Nuk e di në emër të kujt prezantohesh që shkruan “Kunati”, se ne na Vlora nuk pyesim me kë të fle motra, se atë e caktojmë vetë.
Desha vetëm të të sqaroj se ja kemi vënë emrin “Babalja” jo se kemi respekt për atë lamashin, por me shpresë se do kthehemi në qendër takimesh dhe të bëjmë ndonjë lek këtë verë. Por meqë qënke gëzuar shumë, na e dërgo atë Salianusin me Grigjën ndonjë ditë, që ta na ik ky nami i regjistrimeve fallco dhe të kemi ndonjë rregjistrim të vërtetë.
Restorant “Babalja”!