Tashmë Sali Berisha dhe “qytetari dixhital” janë shndërruar në barsaletë për mjaft shqiptarë.
Pas disa blofeve të njëpasnjëshme këto dy ditët e fundit, ish kryeministri edhe ditën e sotme ka zgjedhur të përcjellë një “karrem” për shqiptarët.
Përmes faqes së tij në Facebook, ai ka përcjellë një fotografi ku shfaqen disa bimë kanabisi.
“Te korra te bollshme kete vit te mallit te partise ne Has! sb”, shkruan Berisha.
Ndërkohë, fotografia rezulton të jetë mjaft e vjetër.
Ajo është publikuar të paktën dy vjet më parë dhe asnjëherë nuk është vërtetuar vendodhja e saj.
Edhe pse i përket një kohe tjetër, kjo nuk e ka penguar Berishën të thotë se ajo është shkrepur sot.
Edhe këtë herë, kanë qenë disa media që e kanë publikuar lajmin e fabrikuar nga ish kryeministri pa e verifikuar.