Më 13 nëntor, qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë në Romë një mbledhje të përbashkët. Kjo është hera e parë që mes dy vendeve mbahet një mbledhje e përbashkët.
Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.
Në këtë mbledhje do të ketë firmosje të disa marrëveshjeve dhe në fund një deklaratë të të dy kryeministrave Rama dhe Meloni.
 
			





