Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) do të dërgojë anije kozmike drejt diellit në fillim të muajit gusht duke shpresuar se do të zgjidhë misteret e tij, transmeton Anadolu Agency.
NASA në një deklaratë tha se anija me madhësinë e një automobili e quajtur Parker Solar Probe, pas 6 gushtit do të lançohet me raketën Delta 4.
Planifikohet që Parker Solar Probe të rrotullohet 24 herë rreth diellit në atmosferën e jashtme të quajtur korona.
Theksohet se ky mjet do të hulumtojë diellin deri tani më së afërmi krahasuar me ndonjë objekt tjetër të prodhuar nga njeriu.
Mes detyrave të anijes janë zgjidhja e mistereve si përshpejtimi i erës së diellit, rrjedhja e vazhdueshme e substancave nga ylli dhe temperaturën ekstreme në koronë.
Shkencëtarët theksojnë se mburoja e anijes që ndalon nxehtësinë do të mundësojë realizimin e misioni