Ish kreu i LSI dhe presidenti aktual, gjithnjë ka shfrytëzuar njerëzit që i shërbejnë për të bërë deklaratat e tij, dhe si gjithnjë është shprehur se ai është mendimi personal i këshilltarëve, deputetëve apo partiakëve të tij në LSI, ku ka “liri mendimi e qëndrimi”.
Dhe gjatë këtyre ditëve ku gjyqtarët dhe prokurorët e Metës dhe Berishës po largohen një nga një nga ngecja në “rrjetën” e Vettingut, Meta nuk ka qëndruar në heshtje. Përmes këshilltarit të tij në Presidencë, Dritan Kaba, Presidenti dhe ish kreu i LSI ka sulmuar pikërisht komisionin e Vettingut që nuk ka penalizuar asnjë gjyqtar dhe prokuror për vendimet që kanë dhënë duke i ballafaquar me ligjin, por vetëm për pasurinë e pajustifikuar.
Meta thotë përmes këshilltarit të tij në Presidencë se deri më tani të gjithë këta njerëz të sistemit të drejtësisë që janë shkarkuar nga postet që kanë dhe kanë dalë jashtë sistemit prej komisionit të Vettingut, nuk janë skualifikuar se kanë dhënë ndonjë vendim jo në përputhje me ligjin.
Kaba e cilëson vënien e pasurisë përmes abuzimit dhe pa asnjë mundësi justifikimi, vjedhjen apo blerjen e drejtësisë me lekë siç ka ndodhur deri më tani, një gjë shumë normale. Fundja në LSI vjedhja ka qënë ngritur në institucion, ku askush nuk bënte karrierë nëse nuk dinte të vidhte.
Siç ka qënë një kusht themelor në kohët e pas Mesjetës në Veri dhe në Labëri për djemtë që donin të martoheshin: Nuk u jepej nuse pa vjedhur një gjë. Pasi nëse nuk doje të vidhje nuk e mbaje dot familjen, sipas arsyetimit të atëhershëm të filozofisë popullore të mbijetetës. Ky është parimi i LSI me sa duket, jo vetëm në qeverisje por dhe për sistemin e drejtësisë: Vjedhja.
“Në Shqipëri, deri më tani nga Vetingu, asnjë gjyqtar ose prokuror nuk është skualifikuar nga organet e drejtesisë sepse ka dhënë një vendim jo në përputhje me ligjin! Të gjithë janë larguar se nuk kanë ditur të plotësojnë ose formularin, ose kane pasur dikë ne fis që na qenka arrestuar njëherë me 0,4 gram hashash ose për nga arsye nga më të ndryshmet, por asnjë për arsye të vendimeve të dhëna gjatë kryerjes së detyrës së tyre.Nuk po analizoj këtu, që Dvorani na doli qelibar, se ai njihet si socialist i devotshëm dhe përfundimi dihej pa filluar vetingu. Ndërsa Xhezair Zaganjori, Fatos Lulo, Artan Zeneli që njihen thellësisht për integritetin e tyre moral na dolën me probleme, se edhe kjo gje dihej. Me KPK te vënë nën komandën politike të Rilindjes nuk do prisnim rezultat tjetër. Por dua të analizoj nje faqe tjetër të kësaj që na servir Vetingu, nga këto trupa vetingashese.Nëse e mbani mend, një pjesë e mirë e tyre u zgjodhën duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Nejse hesap tjetër ky. Po diku tjetër dua ta”ngas llafin”.
Në një shtet prej 27 vjetësh informal në ekonomi vlerësimi na vjen vetëm nga të ardhurat e tyre. Komplet ndryshe nga se veproi maxhoranca rilindase me anëtarët e KLGJ dhe KLP të zgjedhur jashtë sistemit të drejtësisë. Një pjesë e madhe e të cilëve u refuzuan nga OMN pikerisht të mosdeklarimit të saktë ndër vite të të ardhurave të tyre.
Kjo logjikë të çon në arsyetimin e thjesht: Organet e drejtësisë i paskan dhënë vendimet në mënyrën më të mirë të mundshme, pa asnjë verejtje apo diskutim deri tani. Nga kjo lind pyetja po për çfare na duhen komisionet e vetingut dhe OMN dhe shpenzimet e mëdha për to?
Na u paska dashur vetëm një ILKPDI funksionale. Ky nuk është veting! Vendimet e gjykatave dhe prokurorëve paskan qënë qelibar. Po ku janë vendimet që paskan shkelur të drejtat e qytetarëve. Ata i besuan vetingut se e drejta e shkelur do i kthehet në vend. Por kjo nuk po ndodh.
Të gjithë ata që shpresuan për vendime që vendimet e padrejta do analizohen, ta harrojnë. Askush të mos shpresojë se ky është një proces për të drejtat e mohuar, por ajo që është paralajmëruar që në fillim.
Është thjesht një farsë për të kapur rilindasit sistemin e drejtësisë. Vetingu tani është kthyer në një gjueti shtrigash, si ato komisionet e ngritura ne vitet e para te komunizmit per tatimet e jashtezakonshme, qe e hante burgun, në këtë rast diskretitimin, vetëm ata që nuk ishin me komunistët.
Bufonatë më të madhe se gjyqet e vetingut nuk ka.
Dy rrugë janë. Ose këta që janë në komisione nuk marrin vesh nga drejtësia dhe janë “partizanët” e rinj të Rilindjes dhe për ta ka rëndësi vetëm qëllimi i Ramës për të kapur organet e reja të drejtësisë, ose gjykatesit e prokurorët qe kemi paskan dhënë drejtësi të kulluar.
Unë mendoj se është e para!”, reagon Këshilltari i Metës në Presidencë, Dritan Kaba.