Ditën e sotme është ndarë nga jeta Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit tonë të madh Fatos Kongoli. Lajmin e bënë të ditur Botime Toena në fb.
Ai ishte 47 vjeç dhe jetonte në New York, dhe ishte shkrimtar vetë (shkruante me pssudonime) por me profesion polic.
Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull “Transplanti i jetës”, po nga botimet e mirënjohura Toena.
Në proces botimi pritet romani i fundit. I shprehim ngushëllimet familjes Kongoli për humbjen.
Më poshtë postimi i plotë:
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.
DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.
Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
–
Imprint legacy, 2019
– Morning star, 2020
– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022
Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).
Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”
Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!”






