Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot i dha të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe pse në masës e sigurisë “arrest në burg”, ka ardhur reagimi i Florian Binajt, kandidatit të mbështetur nga opozita në garën për kryebashkiak në kryeqytet.
Në reagimin e tij, Florian Binaj thekson se pavarësisht vendimit, nevoja për ndryshim në Tiranë mbetet e njëjtë dhe se ai do të kandidojë kurdo që të mbahen zgjedhjet.
“Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë”, thekson ai.
Aktori shtoi se kjo nuk është garë për pushtet, por për qytetin, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve.
“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.
Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.
Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim.
Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë”, shkruan Binaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.






