Aleati i Sali Berishës, Fatmir Mediu është investuar që të paguajë fatura për konsulentin amerikan të kontraktuar nga PD, Chris LaCivita, me të cilin edhe vetë ai shfaqej shpesh edhe nga Amerika. Fatmir Mediu deklaron në raportin e dorëzuar në KQZ, se ka paguar 1,189 euro për LaCvitan. Pagesa ka shkuar për akomodim në një hotel luksoz në Tiranë për 4 ditë, nga 8 maji deri më 11 maj.
Sipas raportit, LaCivita është larguar nga hoteli ku akomodohej më datë 12 maj, pra një ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Fatura për LaCivita përfshin edhe një masazh indian për kokën, 30 minuta, dhe që ka kushtuar 60 euro.
Jo vetëm për LaCivita, por Mediu është kujdesur edhe për Paul Manafort, një një njeri i akuzuar në SHBA për lidhjet me Kremlinin, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale. Edhe për Manafort, i cili është shfaqur krah Berishës, fatura për akomodim ka kushtuar 1,121 euro, ndërsa Steëart James Jackson i janë paguar 813 euro.
Në total gjatë fushatës, Mediu deklaron se ka shpenzuar rreth 118 mijë euro, nga të cilat 50 mijë euro kanë shkuar për të paguar mitingjet e Partisë Demokratike, me të cilin ishin në koalicion gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Ndërkohë, në raport zbulohet se Mediu ka kontraktuar një kompani amerikane, Harris Media, e cila i ka hartuar strategjinë e ndjekur në rrjetet sociale gjatë fushatës. Pagesa për kompaninë amerikane është 35 mijë euro.
Akomodim në Hotel (Maj 2025):
◦ Fatura për Stewart James Jackson: 81,312.00 ALL (kryesisht akomodim).
◦ Fatura për Paul Manafort: 112,116.00 ALL (akomodim dhe shërbime të tjera).
◦ Fatura për Chris LaCivita: 118,916.00 ALL (akomodim, bar dhe shërbime masazhi)
Partia Republikane (PR) ka pasur një total të ardhurash prej 11,808,057 lekë
Këto të ardhura janë ndarë sipas burimeve si më poshtë, bazuar në Përmbledhjen Financiare të subjektit:
1. Totali i të ardhurave nga fondet publike (Financime publike): Shuma: 2,689,113.00 ALL.
2. Totali i të ardhurave të krijuara nga vetë partia (Financime jopublike): Shuma: 9,118,944.84 ALL.






