Partia Socialiste ka dorëzuar mbrëmjen e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raportin financiar për zgjedhjet e 11 majit, teksa socialistët kanë shpenzuar mbi 1.86 milion euro për garën elektorale ku u shpallen fitues.
Partia Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit kishte të ardhura 180,021,311 lekë, ose 1.86 mln euro, të cilat ishin të ardhura nga vetë partia dhe të ardhura nga fondet publike.
Ndërsa po ashtu, Partia Socialiste kishte të ardhura jopublike 10,989,608 lekë, ose 110 mijë euro, të cilat përfshihen dhurime nga individë apo biznese të ndryshme.
LEXO EDHE:
Ilir Yzeiri: Veliaj fiton lirinë, në ditën kur u shua Fatos Nano
Të ardhurat e PS-së:
1. Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390
2. Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313
3. Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608
4. Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0
5. Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Ndërsa PS ka shpenzuar 179,464,311 lekë për zgjedhjet në cilat u shpall fituese, ku 169,574,703 lekë ose 1.76 mln euro janë bërë nga vetë partia. Ndërsa 9,889,608 lekë që u shpenzuan ishin nga të ardhurat jopublike. Në total u shpenzuan 179,464,311 lekë ose 1.86 milionë euro.
Shepenzimet e bëra nga PS për zgjedhjet e 11 majit:
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0






