Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se për opozitën ka mbetur vetëm një alternativë: largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Në të kundërt, sipas tij, opozita rrezikon të shkojë drejt fundit.
Berisha paralajmëroi edhe protesta nga opozita, me qëllim largimin e Ramës nga detyra.
“O ai largohet, ose është fundi i opozitës. Të jem shumë i sinqertë. Kam besim të guximi, tek trimëria dhe vendosmëria e demokratëve, e opozitarëve.
Tani e kanë lakuriq narkosin, s’ka më iluzione.”, tha Berisha, duke paralajmëruar se do të zhvillohen protesta nga opozita që kërkojnë largimin e Ramës nga detyra./ TemA






