Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për Prokuroren Rovena Gashi duke e shkarkuar nga detyra pasi ajo nuk e kaloi vettingun.
E njohur ndryshe si ish krahu i djathtë i Adriatik Lallës, Gashi nuk ishte sot prezente teksa KPK dha vendimin për të.
Në seancën dëgjimore KPK u shpreh se Gashi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë.
Vendimi për shkarkimin e saj nga detyra u mor nga anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.