Përmes një statusi në rrjetin social instagram deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur ngushëllimet e tij për njerëzit që kanë humbur jetën.
“Tragjedia është aq e madhe sa duhet ti bëjë bashke te gjithe per te gjallet e lenduar, per shpirterat e atyre qe humben jeten!”-shkruan Braçe.
*Statusi i plotë:*
“Po konsumohet një tragjedi e tmerrshme në Greqinë fqinje!
Flakët kanë djegur të gjallë mbi 70 grekë, dhe gjithnjë e me shume thuhet se mes viktimave ka edhe emigrante Shqiptarë!
*Dhimbja është e njëjtë!*
Solidariteti po i njëjtë!
Tragjedia është aq e madhe sa duhet ti bëjë bashke te gjithe per te gjallet e lenduar, per shpirterat e atyre qe humben jeten!
Të gjejnë prehje në një botë më të drejtë.”
Në përgjigje të këtij statusi ka pasur edhe komente të cilat Braçe nuk i ka ‘përtypur’ dot.
“Pse nuk pranuan ndihmë ato rracista”-shkruan njeri prej komentuesve.
Ndërsa Braçe i kthehet:
A ka mundësi ti lësh këto pash zoti?
Komenti i deputetit socialist vjen pas disa reagimeve me karakter ‘pseudo-nacionalist’ që i kanë ‘vënë zjarrin’ në mënyrë të qëllimtë rrjeteve sociale dhe që nuk përfaqesojnë asnjë vlerë morale e shoqërore./Lexo.al