Deputetja socialiste Zegjine Çaushi nga foltorja hodhi akuza ndaj demokratit Klevis Balliu, duke i thënë atij “përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen edhe nga një familje hajdutësh”.
“”E si mund të dali këtu një bukurosh si ky që doli e të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh e të flasësh për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu e të flasësh për Infrastrukturën.
Ti je i fundit që mund të flasësh për korrupsionin. Ti përveç se vjen nga fis i bukur, vjen nga një familje hajdutësh, hajdutësh të rrugëve madje, ndaj vjen këtu e çjerrësh e bërtet se kujton se të gjithë si ty ashtu bëjmë edhe ne.” – u shpreh deputetja e PS, Caushi, ndërkohë që salla shpërtheu në të qeshura






