• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Donald Trump favorizon aleatin e tij Orban: Asnjë sanksion Hungarisë për naftën dhe gazin rus, Europa duhet ta respektojë këtë lider të madh

November 8, 2025
in Bota

Pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se ka siguruar një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet amerikane për naftën dhe gazin rus. Lajmi, i bërë publik nga vetë Orbán para gazetarëve hungarezë, përbën një fitore të madhe për të, por edhe për presidentin amerikan, pasi në këmbim Hungaria do të realizojë disa investime energjetike në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë takimit të tyre në Dhomën e Kabinetit, Trump e lavdëroi disa herë Orbánin për qëndrimet e tij politike, duke shmangur përmendjen e faktit që Hungaria vazhdon të blejë naftë nga Rusia.

“Mendoj se Europa duhet ta respektojë Hungarinë dhe këtë lider në mënyrë të veçantë. Ai kishte të drejtë për çështjen e emigracionit. Shikoni çfarë po ndodh në Europë, disa vende nuk njihen më”, deklaroi Trump.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Hungaria e siguron 74% të gazit dhe 86% të naftës nga Rusia. Trump justifikoi përjashtimin nga sanksionet duke thënë se Hungaria është një vend pa dalje në det, çka e vështirëson furnizimin me energji nga burime alternative. Ai kritikoi edhe vende të tjera europiane që, pavarësisht se kanë porte, vijojnë të blejnë naftë dhe gaz rus.

Në kuadër të takimit, ministrat e Jashtëm të dy vendeve firmosën një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore, që parashikon blerjen nga ana e Hungarisë të karburantit bërthamor amerikan në vlerën e 114 milionë dollarëve. Po ashtu, po diskutohet blerja e 12 reaktorëve të vegjël modularë me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, si edhe një kontratë pesëvjeçare për importin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-të.

Orbán nënshkroi gjithashtu marrëveshje për blerje pajisjesh ushtarake amerikane në vlerën e 700 milionë dollarëve. Një paketë e tillë shihet si përpjekje për të balancuar varësinë nga Moska dhe për të forcuar lidhjet me Uashingtonin, në një moment kur Orbán kërkon rizgjedhjen në prill.

Kryeministri hungarez kritikoi ashpër Bashkimin Europian për sanksionet kundër qeverisë së tij në çështjen e emigracionit.

“Ky është absurdi në të cilin jetojmë sot në Europë. Ne jemi e vetmja qeveri që e konsideron veten kristiane; të tjerat janë në thelb liberale të majta”, tha ai.

Megjithatë, ai theksoi se nuk kërkon ndërmjetësim nga Trump me BE-në, por synon një “Epokë të Artë” në marrëdhëniet me SHBA-të.

Në takim u diskutua edhe lufta në Ukrainë. Orbán i hodhi fajin administratës së Biden për zgjatjen e konfliktit, ndërsa tha se Europa mbetet e ndarë për mundësinë e fitores së Kievit. Kur Trump e pyeti nëse beson se Ukraina mund ta fitojë luftën, Orbán u përgjigj: “Do të ishte një mrekulli.”

Next Post

Sekretari amerikan i Mbrojtjes nis spastrimin e krerëve ushtarakë, pa asnjë sqarim

Muli përgatit çadrën e re para Kryeministrisë

Sot heshtje zgjedhore, nesër votohet në 5 bashki! Në garë 13 kandidatë, 334 mijë qytetarë do zgjedhin kryebashkiakët e rinj

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved