• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ish ndihmës Prokuror i Shteteve të Bashkuara për New Yorkun, Daniel Fetterman, këshilltari ndërkombëtar i Veliajt: Erion Veliaj priti 9 muaj për të folur 9 minuta në Gjykatë… një triumf i jashtëzakonshëm për atë dhe qytetarët

November 8, 2025
in Aktualitet, Kryesore

Të hënën, më 3 nëntor 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt dhe e rivendosi zyrtarisht atë në detyrën e Kryetarit të Bashkisë, duke ndaluar zgjedhjet e planifikuara dhe duke shënuar një moment kyç për qeverisjen demokratike në Shqipëri.

Ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike, e cila ka nisur me ndalimin e Veliajt dhe më pas, me shkarkimin e tij nga detyra. Gjykata vendosi se Këshilli Bashkiak kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, kur kishte përdorur si arsye për shkarkimin e tij ndalimin e pavullnetshëm të Veliajt. Vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.

Duke u paraqitur publikisht për herë të parë që pas arrestimit, Veliaj mbajti një fjalim emocional prej nëntë minutash përpara Gjykatës. “Kam pritur nëntë muaj për të folur për nëntë minuta”, e nisi ai, përpara se të theksonte natyrën pretekstuale të përpjekjes së shtetit për ta larguar nga detyra:

“Mund ta fusni një person në burg, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mungesa ime nuk ka qenë një zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi joproporcional… i cili më ka privuar jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi… A duam vallë të legjitimojmë idenë se çdo zyrtar i zgjedhur mund të hiqet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa një vendim fajësie, duke ia marrë njerëzve mandatin që ata vetë e kanë dhënë me votë të lirë?”

Veliaj dënoi gjithashtu procesin që i hoqi mandatin, duke vënë në dukje se “dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi”. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatës që “të mbrojmë bashkë demokracinë që po vihet në provë”.

Daniel Fetterman, nga Kasowitz LLP, këshilltar ndërkombëtar i Kryebashkiakut Veliaj, i cili përpara se t’i bashkohej “Kasowitz” ishte Ndihmës Prokuror i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, ku mori Çmimin e Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë për Performancë Superiore si Ndihmës Prokuror i Shteteve të Bashkuara dhe Individëve në Hetimet Qeveritare, deklaroi: “Ky është një triumf i jashtëzakonshëm për Erionin. Por jo vetëm për të. Është një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në mbarë botën.”

Vëzhguesit e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një gur kilometrik përcaktues në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar angazhimin e saj ndaj shtetit të së drejtës, si dhe në betejën e Kryebashkiakut Veliaj për të vijuar t’u shërbejë qytetarëve të Tiranës dhe për ta shndërruar atë në një qytet të nivelit botëror dhe në një destinacion mikpritës evropian./ PRNewswire

Next Post

Petro Koçi humbet vëllain e dytë pas Arjanit 26 vjeçarë: Pabesia e shëndetit... 1 vit e gjysëm luftë përfundoi sot

Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi fiton betejën me kancerin, shfaqet me flokët e shkurtër!

Dumani në ditët e fundit! KLP cakton 4 dhjetorin për intervistimin e 4 kandidatëve që garojnë për kreun e ri të SPAK

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved