• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Paqja fiskale”… Nga fshirja e mbi 1 mld euro detyrime tek marrëveshja për tatimin mbi fitimin! Si do të funksionojë amnistia?

November 8, 2025
in Aktualitet

Jo vetëm falje borxhesh, por edhe deklarim të parave të ‘fshehura’ deri më tani. Pjesë e paketës fiskale për vitin 2026 që pritet të shkojë në Kuvend për tu shqyrtuar dhe miratuar, parashikon edhe lejimin e korrigjimit të pasqyrave financiare nga bizneset. Çdo para shtesë që do të shtohet në deklaratën e korrigjuar do të tatohet me 5% tha kryeministri Edi Rama.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, të cilin Report TV e disponon sqaron se përfitues do të jenë të gjitha bizneset e mëdha, që nuk përfitojnë nga normat e reduktuara tatimore, kanë detyrime të papaguara, janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe janë subjekt hetimi nga administrata tatimore.

SI DO TË FUNKSIONOJË ‘TATIMI I DAKORDËSUAR”?

Të gjitha bizneseve të mëdha me fitime mbi 14 milionë lekë që plotësojnë kriteret e sipërcituara, tu jepet mundësia që të bëjnë një marrëveshje me tatimet, dhe të përfitojnë lehtësi fiskale.

“Këta tatimpagues, nëpërmjet një marrëveshjeje të veçantë me administratën tatimore, do të kenë mundësi të përcaktojnë paraprakisht bazën e tatueshme dhe detyrimin përkatës tatimor për një vit, me mundësi rinovimi deri në dy vite të tjera”, thuhet në relacion.

Në nenin 5 të projektligjit thuhet se gjatë ‘Paqes Fiskale’, tatimpaguesit, mund të aplikojnë në e-filing për lidhjen e marrëveshjes së paqes fiskale. Ndërsa tatimi do të dakordësohet mbi një formulë, bazuar në fitimet e deklaruara dhe një marzh fitimi ekstra.

“Fitimi i tatueshëm i vlerësuar është fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm i rritur me 18% në krahasim me fitimin e tatueshëm të vitit të paraardhës tatimor. Për çdo fitim të tatueshëm që tejkalon vlerën e parashikuar sipas pikës 2 të këtij neni, zbatohet norma tatimore prej 5%”, thuhet në nenin 5.

Pra mbi fitimin e deklaruar të një biznesi do të shtohet një marzh 18%, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%.

Praktikisht një biznes me fitim 15 milionë lekë, këtë vit, i shtohet një marzh prej 18% ose 2.7 milionë lekë vitin tjetër, duke e çuar fitimin në 17.7 milionë lekë, që tatohet me 15%. Ndërsa çdo lekë mbi 17.7 milionëshin tatohet me 5%.

Tatimet pasi të bëjnë këtë llogari, do ua dërgojnë bizneseve që kanë pranuar marrëveshjen për të marrë aprovimin e tyre.

“Administrata tatimore, përcakton fitimin e tatueshëm të vlerësuar në marrëveshje i cili është fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm i rritur me 18% si marzh rritje i periudhës. Nëse fitimi i tatueshëm i subjektit do të rezultojë më i lartë sesa fitimi i parashikuar në marrëveshje, tejkalimi i fitimit të tatueshëm do të tatohet me normën 5%”, thuhet në relacionin e projektligjit.

KUR NDËRPRITET MARRËVESHJA E PAQES?

Marrëveshja me tatimet mund edhe të përfundojmë nëse tatimpaguesi nuk realizon rritjen me mbi 18% të fitimit të tatueshëm, pezullon aktivitetin, është në proces riorganizimi, nuk përmbush detyrimet ose kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore.

Në projektligj thuhet se ‘Paqja Fiskale’ do të jetë në fuqi nga 1 janari 2026 deri në fund të vitit 2028. Përveç se do të synohet rritja e deklarimit të fitimeve, në projektligj specifikohet që bizneset amnistohet edhe nga kontrollet.

“Qëllimi i këtij ligji është të nxisë përmbushjen vullnetare të detyrimeve për tatimin mbi të ardhurat e korporatave ose tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi, përmes një marrëveshjeje njëvjeçare, kundrejt mos ushtrimit të kontrollit tatimor për këtë tatim gjatë vitit tatimor të marrëveshjes”, thuhet në nenin 2 të projektligjit.

SA BORXHE TË BIZNESEVE DO TË FSHIHEN?

Projektligji i dytë, pjesë e paketës së ‘Paqes Fiskale’, është ai për fshirjen e detyrimeve, në varësi të vjetërsisë së tyre. Detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht, me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nga përllogaritjet rezulton se janë 507 milionë euro borxhe që falen me vjetërsi mbi 10 vite, pa përfshirë detyrimet për sigurimet shoqërore.

Ndërsa borxhet e krijuara si doganore ashtu edhe tatimore nga 2015-2024 do të lehtësohen vetëm nëse paguhen detyrimet.

“Për detyrimet e periudhës nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e kushtëzuar me pagesën e plotë të detyrimit brenda datës 31.12.2026”, thuhet në relacion.

Borxhi prej janarit të vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2024, që arrin në vlerën e 84,4 miliardë lekë ose 844 milionë euro bashkë më gjobat e kamatëvonesat, pa përfshirë sigurimet shoqërore.

Për këto detyrime të kësaj periudhe, do të falet 50% e detyrimit nëse pjesa e mbetur paguhet me një këst brenda qershorit të 2026-ës. Kur ky kusht nuk realizohet do të falet 25% e borxhit nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet me këste mujore deri në fund të dhjetorit të vitit 2026. Në të dyja këto raste gjobat dhe kamatëvonesat thuhet në projektligj do të fshihen.

Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026. Në total pas përfshirë detyrimet e papaguara të sigurimeve shoqërore, arrijnë në 51,5 miliardë lekë ose 515 milionë euro, bashkë me gjobat e kamatat.

Vetëm për 10 vjeçarin e fundit fshihen gati 160 milionë euro gjoba dhe interesa për detyrimet doganore të papaguara. Edhe ky projektligj ka nisur të konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit, dhe prej tij pritet të përfitojnë afro 207 mijë biznese.

Në total borxhet tatimore dhe doganore që do të përfshihen në këtë skemë lehtësie arrin në rreth 211 miliardë lekë ose 2.1 miliardë euro.

Ekspertët gjykojnë se pas nisjes së zbatimit të këtij projektligji fshihen afro 1 miliardë euro detyrime, përmes kësaj nisme, por një shifër finale nga institucionet ende nuk ka pasi do të varet sesa të gatshëm janë bizneset për të paguar borxhet që ata kanë pas 2015-ës, në këmbim të faljeve të gjobave e kamatave.

Në projektligj është parashikuar që të gjithë bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore ose doganore nuk do të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve. /Nga Eliza Gjediku

Next Post

“Njësoj si Modriç”/ Prestigjozja italiane ngre ne qiell Ramadanin: Mesfushori shqiptar dominon Serie A për kilometrat në fushë

KRIMINALE/ Endri Puka bashkpronar i “ANIO OIL&Gas” bashkë me trafikantin Alban Peza, ja si qarkulluan miliarda euro të shqiptarëve (Dokumente dhe prova për drejtësinë)

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved