Berisha, ë nnjë mbledhje në selinë blu këtë të martë, më 11 nëntor, me kryetarët e degëve të kësaj force politike u ndal në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama arrestoi liderët e opozitës para zgjedhjeve, duke iu referuar kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe vetes së tij, me qëllim për të fituar zgjedhjet. Por në fakt e vërteta është krejt tjetër opozita nuk ka askënd në burg kurse “kingmakeri” Meta nuk ka asnjë lidhje me të djathtën pra me opozitën demokrate.
Fakti që Rama ka me dhjetëra figura politike në burg dhe në ndjekje penale deri edhe dy zv. kryemiistrate tij tregon se ai ka zero ndikim në drejtësi dhe nëse Ilir Meta qënka shpëtimtari i PD-së nuk është përrall që e beson kush deri te demokrati më i famshëm… vetë Sali Berisha
“Ne vijmë në këtë takim pasi ju, anëtarë, por dhe mbështetësit e simpatizantët tanë, derdhët lumenj djerse, me ndershmëri e sakrifica, për një proces zgjedhor që vendi duhej të kishte. Me çfarë u përballën ata dhe ju?
Ata u përballën, së pari, me një politikë terrori ndaj opozitës. Edi Rama, në traditën e babait të tij xhelat, në një vit elektoral, arrestoi si persona nën hetim, pa asnjë fakt penal, liderët e dy partive opozitare dhe vuri në ndjekje penale të tretin. Akt të tillë e ka bërë identik Saied–i Tunizisë, i cili në vit elektoral arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të fituar në zgjedhje për aq sa deshi.” tregoj Brisha përrallën e fundit të vjetër, por nga mosha dhe demenca e tregon si të re.
Natyrisht kjo përrallë sipas tij, nuk i lë demokratët të qajnë por… ata të vërtetët të ulurasin, sepse u vërtetua edhe njëherë frika e humbjes së përhershme, me mos pjesmarrja në zgjedhje e pjesëshme me një përfaqësues demokrat dhe përfaqësimi me bedela, tregoi edhe njëherë se opozita e udhëhequr nga Berisha është drejt vdekjes politike.
Sa më gjatë do vazhdojnë të gënjehen demokratët nga këto përralla, aq më në rrzik është demokracia në Shqipëri. /Ekskluzive.al



