Gazeta TemA ka siguruar një mesazh të brendshëm që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ka dërguar deputetëve të grupit parlamentar demokrat, ku u kërkon kontribut mujor financiar për partinë.
Fillimisht, sipas burimeve të TemA-s, Noka kishte kërkuar që shuma të dorëzohej “cash” në sekretarinë e tij, por kjo mënyrë është kundërshtuar nga një pjesë e deputetëve që kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit të fondeve.
Pas kësaj, është vendosur hapja e një llogarie bankare zyrtare në emër të Partisë Demokratike, ku çdo deputet duhet të derdhë 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj si “kuotizacion” për mbështetjen e partisë.
Në mesazhin e dërguar deputetëve, Noka shkruan:
“Sipas vendimit nr. 81 të Kryesisë, të gjithë deputetët e PDSH duhet të japin kuotizacionin mujor me vlerë 10,000 lekë të reja në muaj në llogarinë e dedikuar vetëm për këtë qëllim, detajet e së cilës janë (të dhënat e Bankës etj.)






