Alfredi Lela, si PD-ist i mbaruar dhe çadrist i paharruar, ka publikuar një sondazh, duke kërkuar mendimin qytetarë, se kush nga këto politikan do ta “rrëzoi” Erion Veliajn, në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.
Lela ka publikuar politikanët e PD-së “tironsa denbabaden”, Dashamir Shehu, Gerti Bogdani, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Arben Ristani dhe të “madhen” Monika Kryemadhi.
Ky sondazh, ka bërë që qytetarët të reagojnë me humor dhe deri diku edhe me mllef. Por ne po veçojmë vetëm njërin prej tyre, nga Tironsi Katunar.
Ja si i përgjigjet sondazhit:
Na bët me qesh dhe me qajt me këto fytyra. Unë jom tirons, po maj men se asjoni nga kryetarët e bashkive tironsa nuk ka bo gjo për Tironën as Sala, jo Berisha po Kelmendi e as Bert i jo Bert çimçakizi por Brojka dhe as Lulja me vesë që flinte e që e kanë shkatrruar Tironën në atë farë feje sa kur i kujton të zë tmerri. Ndaj këto Tabaket, Bogdanët, Zhupat e Monikat nuk arrijnë që tu zbardhin faqen tironsave që na e kanë nxi Tironën.
Një mur i Lali Erit na duket si kala kur nuk kishte mure e punë gjëkundi pranej këto sondazhet mos i boni me Tironsa po gjeni nonji që punon më shumë pa le të jet edhe kinez se ndryshe Lali Erin kur se muni doktorri i grarisë Halim Kosova nuk e munin kalamojt e Tironës me çizme e doktorin e rakisë Dash Shehu./Ekskluzive.al