Një ditë më parë iu kishte dalë veturave para duke kërkuar vdekjen, përpara rikthimit në shtëpi, aty ku e prisnin fëmijët dhe burri, pa bukë dhe të sëmurë.
Ngjarja që ndodhi në mes të qytetit, tmerroi qytetarët e Pejës, ndërkaq, pak metra larg nga aty familja Shala vazhdonte jetën në kushte ekstreme, shkruan Gazeta Express.
Të martën nëpër rrjete sociale u shpërnda foto e një gruaje që kishte dalë në mes të qytetit të Pejës, aty ku do të vriste veten, si zgjidhje e vetme që i kishte mbetur krahas kushteve të vështira ku po i rriste fëmijët, me sëmundje, pa strehë dhe pa ushqim
Pas tmerrit që panë qytetarët, ajo u largua nga rruga. Frontal gjatë ditës ka qëndruar në familjen Shala për të mësuar më shumë për fatin e tyre. Përpos kushteve të rënda, këta pesë anëtarë po përballen edhe me probleme shëndetësore.
Njëri nga fëmijët ishte i palëvizshëm tash e 10-vite, ndërsa të tjerët kishin probleme shëndetësore nga më të ndryshmet.
Duke folur për T7, L.SH tha se vuan nga një sëmundje në bosht kurrizor, që iu shfaq pas një aksidenti, të cilin nuk e mban mend mirë.
“Kemi nevojë për një shtëpi, edhe për me shku te mjeku”, deklaroi ai. Shtëpia në të cilin jetonin tash e disa muaj nuk është e tyre, mirëpo, ua kanë lëshuar deri për një periudhë, njerëzit e vullnetit të mirë.